Tirana ka dy vite pa fitore në Durrës, Julian Ahmataj: Kemi dy mungesa, nesër na duhen tri pikët

Teuta dhe Tirana luajnë nesër në orën 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit, për javën e 20-të në Superligë. Bardheblutë kanë dy vite që nuk fitojnë në transfertë me Teutën, fakt ky që është anashkaluar nga trajneri Julian Ahmataj. Përpara medieve, trajneri ka thënë se kanë dy mungesa për nesër, me Najdovskin dhe Patrick që ende nuk janë gati.

"Jemi stërvitur me ritëm të lartë dhe jemi gati për ndeshjen. Do të jemi në maksimum nesër, pasi Teuta është gjithnjë një skuadër e vështirë dhe e mirë, pavarësisht pozicionit që ka në renditje dhe nuk e meriton atë vend. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. Ndeshjet nuk janë të njëjta. Besoj se vështirësia e kundërshtarit duket, por ne kemi objektiva të tjerë, objektiva madhorë dhe për këtë arsye duhet të jemi në maksimumin tonë dhe të dalim me fitore", tha fillimisht Ahmataj.

Sa i takon faktit se Tirana prej dy vitesh nuk fiton në Durrës, Ahmataj tha se kjo nuk do të thotë asgjë për sfidën e nesërme.

"Inercia në futboll nuk ekziston. Kemi dy vite që nuk fitojmë në Durrës, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ashtu siç vijmë nga dy fitore nuk do të thotë asgjë. Gjithmonë në fushën e lojës do të marrësh atë që do të prodhosh. Duhet të japim maksimumin tonë që të arrijmë te fitorja", vijoi trajneri.

Ahmataj më pas konfirmoi se Patrick dhe Najdovski nuk janë ende gati për ekipin.

"Najdovski ka kaluar një dëmtim dhe besoj se edhe këtë ndeshje nuk mund ta arrijë dhe shpresojmë që nga java tjetër të jetë gati duke na plotësuar edhe më shumë. Patrick është afruar me skuadrën dhe këtë javë do e marrim edhe atë, por mund të ketë pak minuta sepse nuk është plotësisht gati për të luajtur. Nuk duam ta rrezikojmë lojtarin për vazhdimësinë. Gara është e gjatë dhe një lojtar si Patrick është një blerje për ne në janar, pasi nuk ka qenë në pjesën e  parë të sezonit. Është një blerje e garantuar për rendimentin që ai jep në fushën e lojës", tha Ahmataj për mediet.

Pas 19 ndeshjeve të luajtura, Tirana me 29 pikë mban vendin e tretë, 11 pikë pas Egnatias kryesuese. Nga ana tjetër, Teuta me 16 pikë është në vendin e fundit duke vuajtur një sezon të dobët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje