‘Tirana ka ndryshuar’/ Veliaj i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ ministres austriake
Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi “Çelësin e Qytetit” ministres austriake Karin Kneissl duke deklaruar se ky është fillimi i një miqësie të gjatë dhe të bukur.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje në një takim Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl. Fjalët e saj të para iu kushtuan transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit. “Tirana ka ndryshuar, falë edhe politikave të përgjegjshme të ndjekura për zhvillimin e saj”, tha ajo, teksa u shpreh e vlerësuar edhe për marrjen e “Çelësit të Qytetit” nga kryebashkiaku Veliaj.
Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Austrisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Austria i jep vendit tonë në proceset integruese. Në frymën e kësaj miqësie që ekziston mes Austrisë dhe Shqipërisë, por edhe të bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve austriake, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi ministres Kneissl “Çelësin e Qytetit”.
“Dua t’ju jap këtë simbolikë të Tiranës, qytet i cili ka një histori të pafund lidhjesh me Austrinë, veçanërisht me Vjenën, por edhe me qytete të tjera, ndaj dhe ju keni shumë miq këtu. Ju’a japim “Çelësin e qytetit” në shenjë respekti, si një derë e hapur miqësie. Ky është fillimi i një miqësie të gjatë dhe të bukur, ndaj po e dorëzoj në duart tuaja”, tha Veliaj.
Ministrja austriake falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për këtë vlerësim dhe theksoi ndryshimin e madh që ka pësuar Tirana, si pasojë e politikave të duhura. Ajo theksoi se këto ndryshime, por edhe mikpritja që ka gjetur në Tiranë, e kanë bërë të ndihet shumë mirë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
28.5%
-
Gafë
66%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 1176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01
-
Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i neveritshëm! Çorbë derrash, s’mund të jetë arsye për qëndrime politike! Po i cënohet jeta familjare
30 Dhjetor 2024, 11:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15
-
Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)
28 Dhjetor 2024, 20:33
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë
28 Dhjetor 2024, 16:24