Tirana kampione e Shqipërisë për herë të 25-të, merr dhuratë nga Vllaznia (VIDEO)

Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë duke siguruar titullin e 25-të në histori. Titulli pa luajtur erdhi dhuratë nga Vllaznia e cila mundi 1-0 Kukësin në Shkodër. Bardheblutë rikthehen pas 11 vitesh tek titulli kampion në Superligë pasi për herë të fundit kampion ishin shpallur në vitin 2009. Kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit Tirana kryeson me 69 pikë 7 më shumë se Kukësi i vendit të dytë që nuk e arrin dot. Verilindorët pasi u eliminuan nga Kupa dorëzuan edhe titullin.

Tirana e dominoi kampionatin për pjesën më të madhe të sezonit dhe fiton një titull të merituar. Partizani barazoi pa gola në Durrës me Teutën dhe nuk e kap dot vendin e tretë. Pozicion në të cilin është Laçi që fitoi 3-0 ndaj Bylisit në Ballsh.

1595191627_andi.jpg

 Përgatiti Andi Kapxhiu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 20/07/2020 02:20

    Natyrisht që Vllaznia i bën dhuratë, është pjellë e saj! Tirana u themelua nga Palokë Nika

    Përgjigju
  • Ton Ton: 20/07/2020 00:44

    Kush skerce esht morr i kuq oe oe. Kush skerce esht morr i kuq oe oe. Tiiirooonaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë