Kryegolashënuesi i Tiranës në Superligë, Florent Hasani me gjasë do largohet nga bardheblutë në merkaton e janarit. Për 26-vjeçarin nga Vushtrria ka interes nga disa shtete, teksa pas Turqisë dhe Arabisë Saudite në garë janë futur edhe klubet nga Kroacia.
Pritet që Hasani të "mbushë arkat" e Tiranës, me klubin më të titulluar në Shqipëri që nuk e lëshon pa 500 mijë euro. Pas një sezoni jo në Hungari me Gyirmot, kalimi te Tirana në verën e 2022 ishte i duhuri për ish-sulmuesin e Kosovës, që ka marrë mbi shpinë barrën e golave.
Në 12 javët e këtij sezoni ai ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tre herë, teksa një sezon më parë e mbylli me 19 gola dhe tetë asiste në të gjitha kompeticionet.

Me kontratën që skadon në verën e 2024, Tirana do duhet të shesë benjaminin e tifozëve në janar, nëse nuk do që t'i largohet falas.
S.Dh/Shqiptarja.comKomente

