GJEORGJI- Tirana triumfon në Gjeorgji dhe kualifikohet në turin e dytë kualifikues të Champions League. Bardheblutë fituan 2-0 ndaj Dinamo Tbilisi me nga një gol për çdo pjesë dhe arrijnë një kualifikim të merituar.

Në kohën shtesë të pjesës së parë ekipi i Egbo shënoi golin e avantazhit me argjentinasin Torasa ndërsa goli i qetësisë erdhi në fund me mbrojtësin Ismailgeci.

Tashmë Tirana është në turin e dytë të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube ku do të përballet me serbët e Crvena Zvezda ndeshje kjo që do të luhet javën e ardhshme në "Air Albania" pa  tifozë për shkak të rregullave të imponuara nga pandemia./Përgatiti Andi Kapxhiu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
' O Tirona ole ole'...Momente nga festa e 'çmendur' e futbollistëve në dhomat e zhveshjesh (VIDEO)

Tirana ka arritur të sigurojë një fitore të merituar në Gjeorgji duke mundur 0-2 Dinamo Tbilisi! Festa është zhvendosur në dhomat e zhveshjet, ku lojtarët me në kryer trajnerin Emanuel Egbon, shfaqen duke kënduar "O Tirona ole ole".