Tirana kushte Greqisë për fillimin 
e negociatave për çështjen e detit

Tirana kushte Greqisë për fillimin <br />e negociatave për çështjen e detit
TIRANE- Qeveria shqiptare është e gatshme të negociojë me palën greke për çështjen e detit, por pa prekur vijën e kuqe të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky është qëndrimi që ka mbajtur një ditë më parë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për mediat. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare është e vërtetë që gjatë kohëve të fundit vihet re një rënie e intensitetit të komunikimit me qeverinë greke krahasuar me komunikimin që ka pasur më parë qeveria e ish-kryeministrit Berisha.

Por sipas Bushatit, marrëdhëniet mes dy vendeve mund të zgjidhen vetëm nëse çështjet delikate do të shtrohen për diskutim në rrugë diplomatike. Çështja që acaroi marrëdhëniet mes qeverisë së kryeministrit Rama dhe Athinës zyrtare, ishte pikërisht çështja e detit e cila u negociua dhe firmos nga ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Bushati është shprehur se qeveria shqiptare do të jetë e gatshme të negociojë me shtetin grek por theksoi se këto bisedime duhen bërë duke respektuar linjat e kuqe që ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

“Të gjitha mundësitë janë të hapura, si një zgjidhje nga e para, e rinegociuar duke mbajtur parasysh linjat e kuqe që ka vendosur Gjykata Kushtetuese shqiptare, të paktën sa i përket Shqipërisë, por po kaq e hapur si mundësi është adresimi i kësaj çështjeje, tek instrumentët që ofron e drejta ndërkombëtare dhe precedentët, qoftë edhe në rajonin tonë, për adresimin e kësaj çështjeje duke u bazuar në instrumentët e së drejtës ndërkombëtare, që nuk mungojnë”, është shprehur Bushati.

Ndërkohë përfaqsues të “Potami”, forcë opozitare e qëndrës së majtë në Greqi i ka konsideruar marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë të njëjta me ato të kohës së gurit. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë u diskutuan edhe gjatë vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç. Rama në konferencë deklaroi se Shqipëria nuk do të negociojë interesin kombëtar për të krijuar idenë e një fqinjësie të mire me Greqinë dhe me asnjë vend tjetër.

Sipas kryeministrit grekët nuk duhet të çuditen aspak nga praktika rutinore e kërkesës së informacionit lidhur me marrëveshjen e detit që pala shqiptare bëri. Qeveria shqiptare ka arritur deri në pikën sa e ka konsideruar amatore, reagimin e diplomacisë greke mbi një çështje kaq sensitive për gjithë shqiptarët.

“Politika e jashtme në këto 25 vite ka ngjallur interesin e shumë njerëzve, qofshin këta edhe komentatorë, të paangazhuar apo njerëz që militojnë në parti të ndryshme politike. Mund të them që politika shqiptare karakterizohet nga qëndrueshmëria, konstruktiviteti, dinamizmi dhe ruajtja e ekuilibrave”, ka theksuar Bushati. Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka deklaruar hapur se do të pranojë të vizitojë Athinën nëse do të ftohet nga pala greke, gjë të cilën Tsiprar refuzoi ta bëjë në Forumin Ekonomik të Vjenës që u zhvillua në Tiranë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve