Në kuadër të sezonit turistik, drejtoria e policisë së Tiranës ka nisur një plan masash që synon bllokimin e lëvizjes së automjeteve të rënda, të cilat nuk do të qarkullojnë gjatë fundjavës në akset interurbane dhe segmentet urbane të Qarkut të Tiranës.
 
Masa e marra nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme për lehtësimin e fluksit në Tiranë do të jenë në fuqi deri më 30 shtator të këtij viti për shkak të trafikut të rënduar që pritet me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve të huaj për shkak të sezonit turistik.
 
Drejtuesit e mjeteve këshillohen që të ndjekin edhe disa akse të tjera, krahas autostradës Tiranë-Durrës, siç është rruga Tiranë – Ndroq – Plepa apo rruga Tiranë – Kamzë – Fushë Krujë.

 
Plani i masave të policisë
Ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e Shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e Dielë nga ora  12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës, për mjetet :
 
•             e transportit te mallrave  me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg
•             me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,
•             mjetet rrugore apo bujqësore  që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h
•             mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor
•             për kursantët e autoshkollave mësimore
 

Gjitashtu këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët:
 
•             Tiranë - Ndroq - Plepa
•             Tiranë - Kamëz - Fushë Krujë
•             Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë - Vorë


Harta e kufizimit të lëvizjes dhe segmentet që duhet të përdoren


msat
Redaksia Shqiptarja.com