Tirana është një qytet që nuk fle dhe për këtë qëllim, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka prezantuar këtë të premte, Kryebashkiakun e Natës. 

Briken Fejzullai do të ketë për detyrë të promovojë mundësitë që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës.

Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh", tha Veliaj, duke prezantuar Briken Fejzullain si Kryebashkiaku i Natës për Tiranën. 

briken fejzullai
briken fejzullai
briken fejzullai
(Briken Fejzullai, Kryebashkiaku i Natës)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com