Tirana me probleme, 2 yjet e skuadrës nuk udhëtojnë për fazën përgatitore

Tirana me probleme, 2 yjet e skuadrës nuk udhëtojnë për fazën përgatitore

Skuadra e Tiranës

Tirana do jetë pjesë e fazën kualifikuese në Conference League. Bardhebutë janë duke kolauduar ekipin, teksa kanë afruar emra si Kaina apo Selmani. Veç afrimeve apo largimeve, bardheblutë e kryeqytetit kanë probleme me dëmtimet.

Bëhet fjalë për dy titullarët, Kristal Abazaj dhe Regi Lushkja. Tropojani i sulmit që prej marsit të këtij viti ka luajtur i dëmtuar, teksa vuan një tërheqje. Edhe Regi Lushkja ka një problem fizik të pësuar në derbin e fundit kundër Partizanit, me dyshen që nuk do jenë me ekipin në fazën përgatitore në Pogradec.

Trajneri Orges Shehi ka kërkuar që dy lojtarët të qëndrojnë në kryeqytet për të vijuar me riaftësimin, për të qenë në formën maksimale në aventurën evropiane. Duket se Tirana dhe Shehi janë në garë me kohën, teksa si Abazaj dhe Lushkja janë pjesë e formacionit titullar që trajneri ka në mendje për Conference League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)