Tirana mikpret kyetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në rajon, Veliaj: Samiti i 6 dhjetorit do të jetë një histori suksesi

Me rastin e festave të Nëntorit, Tirana bëri bashkë në Pallatin e Brigadave kyetarët e bashkive dhe komunave shqiptare në rajon.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se Unioni filloi pak vite më parë si një ide modeste dhe tashmë është kthyer në një organizatë të jashtëzakonshme që synon të heqë barrierat. “Ne nuk komplomentojmë Shqipërinë e madhe, nuk bëjmë  teori konspiracioni. Ne nuk fantazojmë gjëra që sot në rendin e ri botëror ndoshta mund të jenë të parealizueshme, po që ne të funksionojmë për të mirën e qytetarëve tanë, si mund të pastrojmë më mirë qytetet, si mund të funksionojë më mirë mobiliteti, si mund të jenë këshillat bashkiak më të zhndërvjellët, si mund të kemi më shumë të rinj përfaqësues, si mund të jemi më shumë nikoqir me ato buxhetet tona modeste, këtë nuk na e ndalon askush. Ndaj dhe unë sot jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e Unionit tonë dhe më vjen mirë që të them që prej këtij unioni jemi bërë më të mirë, jemi bërë më të aftë, jemi bërë më transparent, jemi bërë më të zhdërvjellët dhe kemi mësuar një pafundësi nga njëri-tjetri dhe kjo na ka bërë qeverisës, shërbëtorë dhe drejtues lokal shumë herë më të mirë se sa kur nuk ishim me njëri tjetrin”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky vit e gjen Tiranën si kryeqyteti Europian I Rinisë, ndërsa një vit më pas do të jetë Qyteti Europian i Sportit. “Më vjen mirë që ne e mbyllim këtë vit kur Tirana është “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Dhe fillojmë një vit ku Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”. Edhe ajo që thoshte Ismail Qemali, pavarësisht ku ne  gjendemi dhe pavarësisht se në cilat territore jetojmë, Europën e kemi “në rrënjët e zemrës sonë”.Ndaj dhe më vjen mirë që Tirana sot është kryeqyteti i shumë aktiviteteve Europiane”, theksoi ai.  

Veliaj shprehu besimin se dhe Samiti i 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë, do të jetë një histori suksesi. “Më vjen mirë që në datën 6 Dhjetor një takim historik i të gjithë vendeve të Bashkimit Europian, i të gjithë qeverive të Bashkimit Europian, 27 vendet anëtare plus 6 ato të rajonit tonë në Tiranë në 6 Dhjetor do të kenë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimorë. Dhe do të hyjë në histori si hera e parë ku gjithë Europa, në vendin që ndoshta ishte historia më e vështirë për të mbijetuar, do të jetë një histori suksesi dhe me shumë shpresë anëtari i ri i Bashkimit Europian” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj vlerëosi të gjithë atyre që shërbejnë në detyra të ndryshme në mënyrë që kombi të përparojë.

Zv.kryeministri në Maqedoninë e Veriut Artan Grubi përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për transformimet që ka pësuar Tirana duke u bërë dhe pikë lidhëse me qytetarët nga të gjitha trevat shqipfolëse.

“Nëntori na bën bashkë të gjithëve, më shumë se festat e nëntorit na bën bashkë Tirana e Erionit. Secili qytetar i Shkupit më shumë njeh projekte të Erionit se sa të bashkisë së Shkupit, njohin pazarin, bulevardin, Toptanin, të gjithë projektetet dhe  besoni, ky është bashkimi, më i madh edhe më i madh se i nëntorit”, tha Grubi.

Kryebashkiaku Përparim Rama përgëzoi Bashkinë e Tiranës për inciativën e ndërmarrë për Unionin e bashkive shqiptare. “Më shumë më shtohet kënaqësia kur shoh se takimet po vijojnë me arritje të reja, të ndërkomunikimit mes të gjithë komunave shqiptare. Jemi mbledhur këtë herë në vigjilje të një date të shënuar e që është po e nëntorit të para 110 viteve. Ajo që u paralajmërua në takimin tonë  të mëparshëm e që po prezantohet tashmë këtu është se tashmë është jetësuar platforma e komunikimit në kohë reale, Albanac, e para platformë rajonale që do na shërbejë si logo nën të cilën do mblidhemi në kohë reale për të shfaqur idetë, projektet dhe aktivitetet inovatore, për t’i rijetësuar ato e për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërisë shqiptare”, nënvizoi Rama.

Në këtë ceremoni, u dha medalja e mirënjohjes nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama për Prof. Dr. Kaliopi Naska dhe nga Kryetari i UBSHR-së Erion Veliaj për ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja