Tirana mohon Shkëlqim Muçën:
Fillimisht po punojmë për stadiumin

Tirana mohon Shkëlqim Muçën:<br />Fillimisht po punojmë për stadiumin
Pas qarkullimit në mediat të emrit të Shkëlqim Mucës, si trajneri i ri i Tiranës, klubi përmes një deklarate për mediat ka reaguar duke mohuar që të jetë arritur ndonjë marrëveshje.
 
24 herë kampionët e vendit deklarojnë se po vazhdojnë punën për gjetjen e teknikut të ri.
 
“Tirana deshiron te sqaroje tifozet bardheblu dhe opinionin publik per disa ceshtje qe presin zgjidhje ne nje te ardhme shume te afert. Emri i trajnerit te ri per skuadren ne sezonin e ri ende nuk eshte percaktuar.
 
Brenda pak ditesh KF Tirana do te zyrtarizoje emrin e trajnerit qe do te marre drejtimin e pankines bardheblu. Per momentin jane ne shqyrtim disa mundesi e ne fund do te zgjidhet alternativa me e mire per skuadren.
 
Ne ditet pas fundit te sezonit, KF Tirana ka analizuar gjithcka ka ndodhur ne vitin futbollistik qe u mbyll duke konstatuar problemet dhe gabimet e bera qe nuk duhen bere ne te ardhmen.
 
Pas emerimit te stafit teknik do te nise puna per te rinovuar me lojtaret qe i ka perfunduar kontrata si dhe perforcuar me futbolliste cilesore sipas kerkesave qe do te kete trajneri.
 
KF Tirana po punon per te permiresuar infrastrukturen sportive. Investimet ne stadiumin "Selman Stermasi", investimet ne kompleksin "Skender Halili" do te ecin paralelisht me investimin qe do te behet ne nje te ardhme te afert per te ndertuar skuadren qe do te kerkoje te rikthej trofete e munguar ne shtepine bardheblu”mbyllet deklarata.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë