Tirana mposht Partizanin në derbi, mësohet çifti i finales së Kupës së Shqipërisë në volejboll

Tirana mposht Partizanin në derbi, mësohet çifti i finales së Kupës së Shqipërisë në volejboll

Tirana 3-2 Partizani

Tirana – Erzeni do jetë finalja e 5 mars në Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Njësoj si në edicionin e shkuar, të dyja skuadrat ia dolën të përsërisin suksesin. Bardheblutë fituan edhe në gjysmëfinalen e kthimit me Partizanin në derbi, për rezultatin 3-2, me duelin që zgjati për më shumë se dy orë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet. Nga ana tjetër, Erzeni fitoi 3-0 me sete me Vllazninë, teksa mësohet edhe finalja e këtij edicioni në volejbollin e meshkujve sa i takon Kupës.

Në “Farie Hoti” derbi Tirana – Partizani dhuroi spektakël, teksa u vendos në setin shtesë. Në setin e parë Partizani fitoi 20-25, teksa 25-23 iu përgjigj Tirana. Seti i tretë foli për Partizanin 23-25, ndërsa në të katërtin Tirana barazoi setet në 2-2 duke fituar 25-22. Në përballjen finale, bardheblutë e Arben Sakos fituan 15-11 duke marrë të drejtën për finalen e Kupës.

Në “Dhimitraq Goga”, Erzeni fitoi 3-0 me Vllazninë. Shijakasit mundën pastër shkodranët me sete, 25-13, 25-20, 25-18, duke përsëritur finalen me Tiranën. Bardheblutë kërkojnë të mbajnë trofeun dhe të sigurojnë kupën e nëntë, ndërsa Erzeni për trofeun e katërt.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar