Tirana mposht Skënderbeun 2-0
Vllaznia merr fitoren e 4 radhazi

Tirana mposht Skënderbeun 2-0<br />Vllaznia merr fitoren e 4 radhazi
Tirana reflekton pas humbjes në derbin me Partizanin duke marrë një fitore të çmuar përballë një rivali si Skënderbeu për titullin kampion në një stadium të zbrazët për shkak të dënimit për dhunën në Shkodër. Megjithatë ekipi i Maganit ia doli që të merrte 3 pikët e plota përballë kampionëve në fuqi.

Golat janë shënuar të dy nga Ndikumana në minutat e 7 dhe 50, nga një për secilën pjesë.

Ndërsa theksojmë që Skënderbeu në fundin e pjesës së parë mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Radasit për një gjest jo sportiv, pasi pështyu një nga lojtarët e Tiranës.

Me këtë fitore Tirana rifutet përsëri në luftën e ashpër që karakterizon këtë edicion për titullin.
 
Surprizë është Vllaznia që siguri fitoren e 4 radhazi, këtë herë ‘preja’ e radhës ka qenë Laci, të cilin e mposhti në “Loro Borici" miminalisht 1-0.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)