Tirana mposhtet 4-1 në Kukës
Skendërbeu fiton ndaj Laçit 5-1

Tirana mposhtet 4-1 në Kukës<br />Skendërbeu fiton ndaj Laçit 5-1
Skuadra e Tiranës është mposhtur 4-1 nga skuadra e Kukësit në ndeshjen e sotme. Kryeqytetasit arritën të rezistojnë vetëm një pjesë loje pasi vendasit në pjesë të dytë arritën të shënojnë 4 herë në portën kundërshtare.
 
Për kuksianet i pari që ka shënuar ka qenë Emini, më pas Pejiç më penallti, më pas Karioka dhe sërish kroati. Karioka dhe Pejiç shënuan pasi Tirana kishte ngushtuar diferencën me golin e Turtullit.
 
Fitorja e sotme vazhdon ta mbajë Kukësin në krye të renditjes së Superligës, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit.

Skuadra e Skënderbeut arriti të fitojë më rezultat të thellë në Laç ku shënuan  5 gola ndaj vendasve, tre herë me Latifin dhe një me Xhejms dhe të fundit me Salihin, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit me anë të Mensah.
 
Korçarët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e thellë 0-3 dhe nuk e diskutuan për asnjë çast fitoren në takimin e sotëm. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon përkohësisht në vend të dytë, në pritje të ndeshjes midis Teutës dhe Partizanit.
 
Nga ana tjetër, laçianet janë parakaluar në renditje nga Flamurtari, në luftën për të mos rënë nga Superliga.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)