Tirana mund 1-0 Flamurtarin në Vlorë, fiton Skënderbeu

Tirana mund 1-0 Flamurtarin në Vlorë, fiton Skënderbeu
Golin e artë e realizoi sulmuesi 20-vjeçar Mario Morina (24’), duke i garantuar 24 herë kampionëve vendin e parë në renditje, me një pikë më shumë se Skënderbeu. Trajneri spanjoll Hulian Rubio, pasi mundi në fazën e parë (2-0) në kryeqytet teknikun pa përvojë Edmond Lutaj, doli fitues edhe ndaj Shkëlqim Muça, madje me një kënaqësi të dyfishtë: pasi Muça, me katër tituj kampionë si lojtar dhe tre trofe si trajner me Tiranën, konsiderohet si një nga legjendat bardheblu.

Teuta hodhi një tjetër hap fals në luftën për titullin kampion, duke barazuar 0-0 me Bylisin në “Adush Muça” të Ballshit. Durrsakët, që bënë një performancë të jashtëzakonshme në fazën e parë, duke u shpallur “kampionë dimri”, me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të dytë, tani pas katër javësh të fazës e dytë e shohin veten pesë pikë larg bardhebluve të vendit të parë, duke humbur dhjetë pikë në krahasim me 24 herë kampionët e Shqipërisë.
Teuta nuk fiton prej pesë ndeshjesh në kampionat, madje rezultoi e dështuar edhe në merkaton dimërore, pasi presidenti Edmond Hasanbelliu largoi si të panevojshëm sulmuesin serb Pavle Delibashiç. Bylisi, që kishte humbur në fazën e parë 1-0 në “Niko Dovana”, regjistroi barazimin e pestë në kampionat, dhe tani ndodhet në pozita komode: vendi i gjashtë me 23 pikë, po aq sa Vllaznia, e 7-ta.

Skënderbeu 3-0 me Laçin në Peqin, për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Skënderbeu dhe Laçi u paraqitën në fushën asnjanëse të Peqinit, thuajse në version “B”: korçarët patën gjashtë mungesa titullarësh, përfshirë portierin Shehi, ndërkohë që te kurbinasit ky numër ishte tetë, përfshirë sulmuesin kryesor Vilfor Hysa. Mesfushori kroat Davor Bratiç shënoi një gol të shpejtë në minutën e 7-të për Skënderbun – rrjeta e tij e katërt sezonale në 16 ndeshje me fanellën bardhekuqe, për t’i çuar dy ekipet në pushim të ndeshjes me avantazhin e korçarëve. Mesfushori 20-vjeçar Artnad Tahirllari shënoi dy gola në harkun e gjashtë minutave: 55’ dhe 61’, për të kompletuar fitoren e 9-të rresht të Skënderbeut nën drejtimin e trajneri çek Stanislav Levi.(albania-sport)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)