Tirana në krye të Superligës, fiton dhe Skënderbeu, goleadë e Vllaznisë

Tirana në krye të Superligës, fiton dhe Skënderbeu, goleadë e Vllaznisë
Tirana e trajnerit Hulian Rubio, ndonëse me shumë mungesa ka arritur të marrë një fitore plot vlera ndaj Kastriotit, takim i cili përfundoi në shifrat 1-0 për bardheblutë. Kryeqytetasve u ka mjafatuar goli i bukur i shënuar nga shkodrani Gilman Lika në minutën e 44-t me një godtije standarte. Falë barazimit të Teutës në Vlorë dhe fitores së saj me Kastriotin, për herë të parë për këtë sezon Tirana kam vendin e parë. Bardheblutë ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh me Teutën, 33 pikë, por Tirana e Rubios ka golaverazh më të mirë dhe mban vendin e parë. Pas javës së 15-të kampionati është hapur si asnjë herë tjetër.

Flamurtari – Teuta ka përfunduar në barazim 1-1, barazim i cili mund të kënaqë disi durrsakët, por jo edhe aq, pasi rivalët janë më pranë tashmë. Flamurtari i trajnerit Shkëlqim Muça humbet një shans të mirë për të hyrë fuqishëm në luftën për titull, por vlonjatët duhet të kënaqen edhe me një pikë, pasi ishin durrsakët ata që shënuan të parët. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, ndonëse të dy ekipet krijuan raste në portat respektive. Me fillimin e pjesës së dytë janë të besuarit e trajnerit Hasan Lika ata që befasojnë vendasit , pasi në minutën e gjashtë të kësaj pjese shënojnë gol me anë të Nikës. Vlonjatët nuk mund të përshtaten me këtë rezultat dhe e shtojnë presionin te porta durrsake. Në minutën e 65 vlonjatët barazojnë me kroatin Pejiç, i cili topin që i vjen nga e djathta e godet me kokë dhe shënon.

Skënderbeu nuk e ka pasur të vështirë të mund Dinamon e vendit të fundit. Takimi u zhvillua në Peqin, pasi korçarët duhet të luajnë jashtë stadiumit të tyre tetë ndeshje. Gjithsesi, kampionët korçarë kanë fituar 2-0 ndaj dinamovitëve. Protagonist i kësaj fitoreje të korçarëve është pikërisht një ish-dinamovit, Gjergji Muzaka. Goli i parë i Muzakës ka ardhur në minutën 39-të të pjesës së parë, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 75-të.

Vllaznia ndonëse luante në një stadium të boshatisur, pasi ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës me një ndeshje pa paraninë e spektatorëve, nuk e ka pasur të vështirë të shkatërrojë debutuesit e Kamzës me rezultat 4-0. Kjo është fitorja më e thellë sezonale për shkodranët e trajnerit Rudi Vata, fitore e cila mund t’i japë më shumë besim skuadrës që çuditërisht ndodhej në një pozicion që nuk i shkon përshtat traditës së Vllaznisë. Golin e parë për Vllazninë e ka shënuar përforcimi i merkatos dimërore, Jablan në minutën e 32-të. Në minutën e 41-të është Hjadari që ndëshkon për herë të dytë kamzalinjtë e trajnerit italian, Mauro De Vekis, dhe 2-0 mbyllet pjesa e parë. Edhe në pjesën e dytë vijon e njëjta simfoni ku shkodranët me lojtarët e rinjë, të cilëve trajneri Vata u ka dhënë besimin, kanë arrituar ta thellojën fitoren e pjesës së parë. Në minutën 64-rt Gocaj shënon golin e tretë për Vllazninë nga pika e bardhë e penalltisë. Shtatë minuta më vonë është radha e sulmueist të ri Jurgen Gjini për të shënuar, 4-0 për Vllazninë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)