Tirana është sot nën masa të forta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që luhet në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Mbi dy mijë efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë RENEA, FNSH, Antiterrori dhe SHISH janë angazhuar për mbarëvajtjen e ngjarjes.
Masat e sigurisë u morën që nga Rinasi një ditë më parë me mbërritjen e ekipit serb.
Zona përreth stadiumit do “blindohet” dhe qarkullimi i automjeteve do të kufizohet që prej orës 15:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga George W. Bush, rruga e Elbasanit dhe rrugët hyrëse drejt stadiumit. Qarkullimi do jetë i kufizuar deri në përfundim të ndeshjes dhe shpërndarjes së tifozëve.
Tifozët duhet të paraqitën në hyrje që në orën 18:00 dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme. Ata do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara dhe nuk do të lejohen të futen sende të ndaluara si flakadanë, fishekzjarre apo banderola me përmbajtje fyese apo raciste.
Tifozë serbë nuk do të ketë për shkak të dënimit të dhënë nga UEFA.
Policia ka paralajmëruar ndëshkime penale për çdo akt dhune, përfshirë hyrjen në fushë apo goditjen e sportistëve. Gjithashtu çdo dron që tentohet të ngrihet në zonën e sigurisë do të neutralizohet menjëherë përmes pajisjeve anti-dron.
Komente












MBANI LARG KOSOVARET....ATA JANE PROVOKATORE....
Përgjigju