Tirana në sytë e një turisti! Ja pse të huajt e duan Skënderbeun, Bunk'Art, Pazarin e Ri... çfarë mendojnë ata (VIDEO)

Për ne që jetojmë në Tiranë vendet që e bëjnë kryeqytetin tonë unik kalojnë pa u vënë re. Me numrin e lartë të turistëve që vijnë në Shqipëri ne vendosëm të shohim Tiranën në sytë e një turisti. Çfarë shohim ata në kryeqytetin shqiptar, çfarë mësojnë për historinë e kryeqytetit dhe çfarë thonë për vendet të cilat ne na duken të zakonshme, por të ta të jashtëzakonshme. Ndiqni udhëtimin tonë përmes Tiranës. Ai nis aty në vendtakimin më të famshëm në Shqipëri, tek monumenti i Skënderbeut!

Në një reportazh të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri per emisionin "31 Minuta" të transmetuar në RTSH, paraqiten mendimet e turistëve të huaj që këto ditë i shohim nëpër rrugët e kryeqytetit. 

Një nga atraksionet më të dashura për turistët është një tjetër destinacion. Bunk'Art 2'! Një muzeum i ri që ndodhet pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Kryeqytetit. Muzeu ishte më parë një bukner anti-automik i ministrisë Ndërsa tashmë dhomat e tij tregojnë historinë e vendit gjatë periudhës komuniste.

"Është shumë interesante të shoh se si një vend i tillë është kaq afër njerëzve dhe është e frikshme se si është mbajtur e fshehtë një gjë e tillë. Kjo na kujton edhe historinë e Gjermanisë. Më kujton historinë time kur isha e vogël kam jetuar pranë kufirit në Gjermani dhe Bunk'Art me kujton atë që kam kaluar" shprehet një turiste nga Gjermania.

"Është interesante të mësosh historinë e shqiptarëve në një mënyrë të tillë. Në Francë kemi shumë muzeume por jo si ky pasi atje nuk e kemi pasur historinë e komunizmit. Shqipëria ka histori të fortë dhe të vështirë. Pra është shumë interesante." shprehet një tursite franceze.

Sipas Rovena Moçkës, Drejtore në Ministrinë e Turizmit ky muze është një nga pikat më tërheqëse që po merr vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota.

"Turistët aziatikë kanë një atraksion për Bunk'Artin. Është një nga pikat më të vizituara prej tyre. Tashmë po merr vëmendjen edhe të turistëve nga mbarë bota nga Amerika e nga Kanadaja." shprehet ajo.

Ndiqni videon e plotë mësipër për të parë Tiranën nē sytë e një turisti. 

ACQJ

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirane: 19/07/2019 14:41

    Bravo

    Përgjigju
    • Fr: 19/07/2019 18:57

      Bravo bukur

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje