Më 21 janar të 2021 u emërua në krye të Tiranës, por kjo është nisja më e mirë e sezonit që Orges Shehi ka bërë në krye të bardhebluev si trajner. Skuadra kryeqytase pas 4 javëve të para është me 10 pikë, si askush tjetër në Superligë.
“Sigurisht që donim ta fitonim edhe ndeshjen që dolëm barazim. Mos harrojmë se nuk mund të bëjmë krahasime nga sezoni në sezon, sepse lojtarët kanë ndryshuar shumë. Jemi shpejt, pasi lojtarët nuk janë njohur ende mirë me njëri tjetrin pavarësisht eksperiencës në Europë. Na mbetet akoma kohë për t’u perfoksionuar, por unë kërkoj që të ndryshojmë manovrën çdo ndeshje,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Në të kalurën pas katër javëve kampionat Tirana ka arritur të grumbullojë 10 pikë, si në sezonin 2019-2020 kur fitoi titullin, por këtë herë trajneri Orges Shehi thotë se nuk kanë të njëjtën rëndësi. Kjo për shkak se kampionatit i është shtuar faza ‘final-four’ ku pikët e katër skuadrave të para do zerohen.
“Ndoshta nuk është emocioni si në sezone e kaluara. Ndonjë skuadër që formatohet mirë dhe ka element për pretendente mund të ulë këmbën nga gazi, pasi mendon se mund të arrijë. Ne nuk duam që kjo të ketë vend te ne,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Sfida e rradhës për Tiranën do jetë të premten kundër Erzenit, ndërsa java e katërt e Superligës u mbyll me fitoren 1-0 të Teutës kundër Skënderbeut si dhe përmbysjen 2-1 të Laçit kundër Vllaznisë.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
61.7%
-
Jo
25.9%
-
S'i dihet
12.4%
Vota total: 2528
Lajme të tjera
-
'S'e kam fare mendjen te Tirana - Partizani', Edlir Tetova: Fitorja e Vllaznisë na vendos në presion
1 Dhjetor, 15:41
-
Stoli presion për formacionin, Ivan Gvozdenovic: Është gjë e mirë, pjesa e dytë me Kukësin ishte e dobët
1 Dhjetor, 13:46
-
Tensionohet situata në prag të derbit, Tirana përjashton Ardit Hilën! Gati largimi në janar
1 Dhjetor, 11:47
-
Transferta kundër Egnatias, Qatip Osmani i Vllaznisë: Nuk do ishte befasi të merrnim tri pikë në Rrogozhinë
1 Dhjetor, 10:29
-
Java e derbit, Tirana - Partizani në shifra! Të kuqtë dominojnë statistikat
29 Nëntor, 18:51
-
Java e 14-të e Superligës, në pesë stadiume tifozët numërohen 'me gishtat e njërës dorë'
28 Nëntor, 22:18
-
Luhet derbi Tirana - Partizani, java e 15-të e Superligës në dy ditë (Kalendari)
28 Nëntor, 20:01
-
GOLAT/ Egnatia tri pikë në Laç, rrogozhinasit të vetëm në krye të Superligës! Kukësi dhe Skënderbeu 4 gola për një pikë, Vllaznia fitore historike në Durrës
28 Nëntor, 15:59
-
Erzeni 'mbyt' Tiranën, nis me befasi java e 14 e Superligës! Të martën tre sfida
27 Nëntor, 15:40
-
Dy derbi radhazi, Abilaliaj para Dinamos: Partizani ka 8 dëmtime! Mehmeti: Duam pikë kundër 'Demave'
26 Nëntor, 18:56
-
Disiplina dënon Tiranën para derbit, këshillohet Deliallisi! Pezullime masive te moshat
25 Nëntor, 18:54
-
Dhunë dhe grushta te femrat, Tirana - Vllaznia ndërpritet prej sherrit! Bardheblutë: Akte të tmerrshme, u goditën tre vajzat tona
25 Nëntor, 16:30