Tirana nxjerr Osmanin para kamerave për kërkim falje: Shehi do takohet me Halilin, më thoni një trajner që s'është rikthyer në këtë klub?

Tirana nxjerr Osmanin para kamerave për kërkim falje: Shehi do takohet me Halilin, më thoni një trajner që s'është rikthyer në këtë klub?

Tefik Osmani (q) me drejtuesit bardheblu

Tirana dhe Dinamo luajnë nesër në 14:00 në "Selman Stërmasi" për javën e dhjetë në Superligë. Përpara derbit të kryeqytetit, Tirana nxori para gazetarëve Tefik Osmanin. Drejtori Sportiv i skuadrës foli edhe për krisjen e raportve mes klubit dhe Orges Shehit, që solli shkarkimin e këtij të fundit. Sipas tij në të ardhmen Shehi do rikthehet në krye të skuadrës, pasi pritet që një takim me Refik Halilin të sheshojë ujërat.

"Nuk jemi në një mini-krizë. Edhe unë sot që po dal para mediave e kam kërkuar vetë, sepse puna e drejtorit sportiv kjo është, në momente që ka rezultate jo të mira. Nuk jam dakord me problemet, sepse s’kemi pasur probleme të tjera përveç rezultatit. Mendoj se rezultatet kanë ardhur nga ana psikologjike e lojtarëve. Nuk ka qenë e mirë dhe për gati 2 vite e gjysmë, 3 vite ne kemi pasur rezultate shumë të mira. Ju tashmë e dini edhe vitin që ne humbëm kampionatin, e dini se si e humbëm. Dhe pse të gjithë pavarësisht nuk mund ta thonë siç po flas unë tani, por kur të mbarojë intervista ma thoni si e kemi humbur. Unë këtu kam dal që t’i them tifozerisë së Tiranës, që ju kërkoj falje për këto rezultate, sepse unë e di se sa e ndjejnë ata kur Tirana nuk është aty ku ata e duan. Prandaj ju them në emër të gjithëve që ju kërkoj falje. Edhe presidentit të cilit ka bërë një investim kaq të madh si asnjëherë tjetër në këto tre vite që unë kam qenë si drejtor", tha Osmani.

Më pas korçari tha se ishte ai që bindi presidentin Halili për të afruar në ekip një emër si Orges Shehi për stolin.

"Shiko të them të vërtetën nuk është se me Gesin (Shehin) ishim duke fituar edhe me Julin (Ahmatajn) po humbim. Mendoj se secili trajner ka meritat e veta. E di shumë mirë, siç thotë Gesi që Osmanin e kam mik, edhe unë atë e kam shumë mik. Është trajner të cilin në momentin që unë e kam marrë dhe kam bindur edhe presidentin që Gesi duhet të vijë te Tirana, edhe ju gazetarët nuk keni qenë dakord që ai do të kishte këtë sukses., që do të jetë ky Gesi që tani është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri", vijoi drejtori sportiv i Tiranës.

Osmani u ndal edhe te nisja jo e mirë e sezonit në 2008-09, me Tiranën që atë sezon fitoi titullin kampion.

"Kriza? Kjo kalohet duke bindur futbollistët, të cilët nga ana psikologjike ka qenë shumë e rëndë duke bindur futbollistët. Mund t’iu kujtoj kur unë kam qenë futbollist te Tirana, kemi pasur dhe ne ato ngërçet tona. Po të bësh krahasimin e skuadrës në 2008 dhe tani, të gjithë biem dakord që Tirana në 2008 ka pasur lojtarët më të mirë, por edhe tani mendoj që ka lojtarët më të mirë", tregoi Osmani.

Më pas ai tregoi se Orges Shehi e ka derën hapur dhe se mosmarrëveshjet do mbyllen mes palëve, pasi pritet që ish-trajneri bardheblu dhe Refik Halili të takohen mes tyre.

"Di t’iu them vetëm këtë gjë. Si me presidentin, ashtu edhe me Gesin, unë pothuajse flas me të dyja palët. Nuk mendoj se po bëhet diçka e madhe. Ju garantoj që në ditët në vazhdim do bisedojmë me njëri-tjetrin dhe nuk do të jetë kjo tymnajë, sepse dhe ju mediat keni qejf që t’i bëni gjërat tymnajë. Nuk ju akuzoj, por keni qejf. Edhe unë po të punoja me ju kështu do veproja. Megjithatë, më thoni një trajner tjetër që është larguar nga Tirana dhe nuk ka ardhur prapë në këtë klub? Kanë pasur probleme më të mëdha se Gesi", tha në fund Osmani.

Kujtojmë se Tirana në këtë takim vjen pas dy humbjeve me Partizanin dhe Egnatian, teksa me 13 pikë mban vendin e katërt në renditje. Për t'u theksuar se Tirana ka "mbajtur varur" Orges Shehin me kontratën si i pezulluar, teksa trajneri ka dërguar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve ish-klubin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive

Korrupsioni në vend, Rama për VOA-n: Nuk është aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme! Thuhen shumë të pavërteta që duken atraktive