'Luftë e ftohtë' mes Shehit dhe Halilit, trajneri çon Tiranën në Dhomën e Konflikteve

'Luftë e ftohtë' mes Shehit dhe Halilit, trajneri çon Tiranën në Dhomën e Konflikteve

Orges Shehi dhe Refik Halili

Trajneri Orges Shehi dhe Tirana nuk u ndanë në paqe, kjo pak ditë më parë kur bardheblutë vendosën të largonin trajnerin dhe në vend të tij të emëronin përkohësisht Julian Ahmataj.

Prej 27 janarit të 2021 Shehi ka qenë pjesë e Tiranës për 120 ndeshje, duke fituar edhe titullin kampion. Klubi vendosi të largonte trajnerin pas dy humbjeve, në një moment aspak të favorshëm.

Paçka largimit, befasi bëri zgjidhja e Tiranës që u shpreh se e "kishin pezulluar" trajnerin dhe do ishte nën kontratë. Pas këtij vendimi, durrsaku me përfaqësuesit e tij ligjorë është hedhur në kundërsulm, teksa ka paditur klubin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së.

Me palët që nuk kanë gjetur zgjidhje për kontratën dhe janë ende të lidhur mes tyre edhe pse në distancë, Orges Shehi po kërkon "divorcin" nga bardheblutë.

Presidenti Halili është shprehur se trajneri ka marrë pagat deri në dhjetor, teksa ky i fundit ka reaguar në kanalet e komunikimit me një postim. "Ça thu mer burr se na habite", ka postuar Shehi.

Tanimë palët do i drejtohen drejtësisë sportive për të zgjidhur çështjet e kontratës, me Shehin që kërkon të ulet në stolin e një tjetër ekipi, duke dashur të jetë pa detyrime.

Postimi i Orges Shehit

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë