Tirana pa makina, qyteti sërish
 nën "mbretërinë" e biçikletave

Tirana pa makina, qyteti sërish<br /> nën
TIRANË- Edhe këtë të djelë ashtu sikurse ishte paralajmëruar kryeqyteti do të kalojë një tjetër ditë pa makina. Nën moton "Tirana pa makina" Bashkia e Tiranës do të promovojë dhe ndërgjegjësojë qytetarët e saj që të përdorin më pak mjetet që shkaktojnë ndotjen e mjedisit dhe më shumë biçikletat apo transportin urban.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e tij për  mediat gjatë aktiviteteve të shumta të ditës së sotme ka falenderuar të gjithë ata që kontribuuan duke shtuar se në vazhdim do të ketë akoma më tepër ditë të tilla të mundësuara nga bashkia për një qytet sa më të pastër.

“Faleminderit për kontribuesit që e kanë bërë Tiranën në histori suksesi. Sot është dita e dytë dhe shpresojmë që ta shpejtojmë në të paktën dy herë në muaj. Është dita e dytë që sipas të dhënave të ndotjes së ambientit tregojnë një ulje të ndjeshme të ndotjes në ajër. Dita pa makina e sotme përkoi edhe me ditën e sensibilizimit me luftën kundër kancerit të gjirit, në betejën e tyre kundër kësaj sëmundjeje tumorale me më shumë kontrolle mamografie. Shumë prej aktivistëve sot u morën me pedalime, e shumë aktivitete të tjera, sikurse edhe me koshat e dhurimit në Tiranë të menaxhuar nga këta aktivistë"-tha Veliaj

Ndërkohë në Tiranë janë zhvilluar sot një sërë aktivitetësh të cilat kishin në fokus sensibilizimin për luftën kundër kancerit të gjirit duke qënë se ndodhemi në muajin tetor, Tirana pa makina për një ambient dhe ajër më të pastër, si dhe për dhurimin për njerëzit në nevojë, në kuadër të ditës së lumturimit të Nënë Terezës, që do të festohet të hënën.

pa makina
(Bulevardi Deshmoret e Kombit)

“Gjithnjë do të ketë njerëz të varfër dhe të pasur, siç edhe ka, ndërkohë që gjithnjë ata që japin vlerësohen për zemërgjerësinë e tyre, sepse më shumë fitojnë ata që japin sesa ata që marrin. Suksesi i kësaj dite të dytë do të vijojë pse jo të përshkallëzohet gjatë ditëve të ardhshme të ditëve pa makina, derisa ta kthejmë në një traditë që qytetin të mos ua përshtasim makinave, por njerëzve dhe banorëve të tij që duan të jetojnë me një ajër më të pastër dhe me një jetë më të shëndetshme. Falënderoj edhe mediat për mbështetjen dhe durimin gjatë aktiviteteve të sotme”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që e lajmëroi i pari nismën, duke deklaruar se do të ketë një sërë aktivitetesh që promovojnë mënyrën e jetesës pa makina. "Pedalo Tiranën pa makina" quhet nisma që ka ndërmarrë Bashkia e kryeqytetit duke lëshuar kështu një thirrje për qytetarët t’i bashkohen ndërkohë edhe mjaft aktivitete të tjera po organizohen në ketë ditë qe përkon edhe me "Maratonën e jetës" marshim për shëndetin e gruas.

Në çeljen e maratonës Veliaj tha se nisma e ditës pa makina nuk bëhet se Bashkia urren shoferët por për një kryeqytet më të pastër si dita e 22 shtatorit që rezultoi si dita më pak e ndotur 

"Tirana pa makina është nismë sepse ne duam një mjedis të pastër, jo se urrejmë shoferët. Dita më e pastër në Tiranë që kemi pasur ishte dita e parë pa makina më 22 shtator. Sot është dita e dytë me ajrin më të pastër në tiranë. Për të gjithë ata që ndihen të strehuar në trafik, nuk e bëjmë se kemi inat shoferët por se duam shëndetin e qytetarëve të Tiranës"- tha kryebashkiaku


tirana pa makina

Qendra e qytetit është e qetë në pritje të qytetarëve të cilët do të kalojnë këtë të djelë pa mjetet e tyre .Tregtarët kanë nxjerrë produktet e tyre dhe po krijohet një kulturë e re e të qënurit një qytet i pastër dhe më pak i zhurmësh .

tirana pa makina
tirana pa makina

tirana pa makina

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në