Tirana dhe Partizani luajnë mesjavën që vjen në 17 maj derbin e kryeqytetit. Në 18:30 në "Air Albania" pritet një stadium i tejmbushur, me bardheblutë që kanë nxjerrë në shitje biletat për javën e 33-të në Superligë.
Sipas tribunave të ndryshme në stadium, edhe çmimet variojnë sipas kategorive. Nga 500-6000 lekë vijojnë çmimet. Nesër, duke nisur nga ora 10:00 në ambientet e stadiumit "Selman Stërmasi" dalin në shitje biletat, teksa në ditët në vijim pritet që edhe në afërsi të "Air Albania" tifozët të mund të marrin biletat.
Java e 33-të e Superligës mund të vendosë titullin kampion në futbollin shqiptar, me Tiranën që është në krye të klasifikimit, dy pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë.