Tirana-Partizani të premten në 19:00
"Fitorja detyrim, dhuratë për tifozët"

Tirana-Partizani të premten në 19:00<br />"Fitorja detyrim, dhuratë për tifozët"
“Derbi vjen në momentin kyç për të bërë kthesën e shumëpritur”. Kjo është deklarata e ‘gardianit’ të Partizanit, Alban Hoxha në prag të ndeshjes me Tiranën që është shtyrë me 24 orë, nga e enjtja të premten në orën 19:00 për shkak të protestës së PD. Humbja në Shkodër, Hoxha kërkon që të të lihet pas dhe të mendohet vetëm për ndeshjen e radhës.

“Jemi në prag të përballjes Derbi , vijmë pas një humbje aspak të merituar në Shkodër . Në aspektin psikologjik sigurisht ka mjaft ndikim, por ne do të vazhdojmë deri në fund luftën për të arritur objektin tonë “Titullin Kampion”. Ndeshjet e mbetura do ti vlerësojmë një e nga një dhe do të luftojmë deri në fund të kampionatit. Përgjatë 2 muajve të fundit kam kaluar një moment jo të mirë pasi kam sakrifikuar për të qenë në fushë edhe pse jo në 100 % të formës time, si pasojë e një dëmtimi .

Çdo ekip kalon një moment jo të mirë përgjatë një sezoni futbollistik, por me mbështetjen e tifozëve , të cilët na përkrahin fuqimisht, ekipi do arrijë ta kalojë këtë moment dhe ti dhurojë një tjetër kënaqësi në përballjen ndaj rivalëve historik. Tifozët janë pjesa më e bukur e kësaj ndeshjeje dhe i bëj thirrje të jenë sa më të shumtë pasi ne nuk do ti zhgënjejmë. Garantoj se do të japim maksimumin tonë në këtë 90 minutësh dhe i vetmi rezultat që na kënaq është të shijojmë fitoren për ne dhe sidomos për tifozërinë e kuqe pasi jemi të vetëdijshëm se luhet për krenarinë e kryeqytetit” deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni