Fiton këmbëngulja e Partizanit, derbi nuk do të shtyhet, por do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 14:00 në stadiumin e qytetit të Peqinit.
Vendimi ftoh marrëdhëniet mes dy klubeve dhe rrit dozat e tensionit dhe urrejtjes, pasi të kuqtë nën presionin e tifozëve nuk pranuan që të shtynin ndeshjen më datë 12 Mars.
Stadiumi i qytetit të Peqinit nuk ka kapacitet më shumë se 5 mijë vende duke e bërë të pamundur përmbushjen e kërkesave të shumta për të ndjekur ndeshjen vitrinë të kampionatit shqiptar të futbollit.
Pas vendimit kanë reaguar tifozët e Tiranës, përmes tifo grupit “Tirona Fanatics” duke hedhur hije dyshimi mbi vendimin e drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa” Eduard Prodani duke e cilësuar derri i kuq.
Megjithatë ata shprehen se nuk do të dorëzohen, por do të ndjekin ekipin edhe në Beograd dhe Kinë, kudo që të luajnë.
“Drejtori i stadiumit Qemal Stafa, derri i kuq Eduard Prodani, e kuptoi vetëm 48 orë para ndeshjes se fusha e stadiumit që ai drejton nuk do të ishte e gatshme edhe për dy jave te tjera.
Çuditërisht tapeti po vonon më shumë se sa afati i reklamuar me pompozitet në media. Por a do kishte qenë gati nëse skuadra jonë nuk do të ishte pritëse?
Ne, Tirona Fanatics, do ta ndjekim skuadrën tonë kudo që të luajë, edhe nëse ndeshja zhvillohet në fushat e kundërshtarit si në Beograd apo Pekin.
Klubit tonë i kërkojmë të tregojë të njejtën korrektësi dhe t'i siguroje klubit tjetër numrin e caktuar të biletave” mbyllet deklarata e tifozëve.
d.b/shqiptraja.com
/Shqiptarja.com