Tirana plot dashuri, çiftet e reja dhe të moshuarit festojnë te Parku i Madh i Liqenit

Edhe këtë 14 shkurt Tirana u zgjua në një atmosferë dashurie.  Çifte të reja, por edhe të moshuar zgjodhën pikërisht këtë ditë për të bërë dhe dhuratat më të veçanta për partnerët e tyre. 
Disa prej tyre deklarojnë për Report tv se nuk i kanë menduar ende dhuratat.
“Nuk i kemi menduar akoma dhuratat, le të mbesin surprizë’.

Lulet, veçanërisht trëndafilat vazhdojnë të mbeten dhurata e preferuar. Për shitësit e luleve kjo ditë është e artë, për shkak të fluksit të shitjeve.  “Lulet vazhdojnë të mbeten dhurata e preferuar për çiftet. Puna nuk ka për të rënë ndonjëherë, se nuk blejnë vetëm për të dashurit ose të dashurat, por edhe për bashkëshortët”.

Aktiviteti më i rëndësishëm për të gjithë të dashuruarit sot ishtë te Liqeni Artificial, ku u përurua “moli i dashurisë. Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj tha se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë “Nuk ka asgjë që mund të na përçajë, duke pasur parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Kështu që, më pak dhunë, më shumë dashuri; më shumë mirësi e bashkëpunim”.

Shën Valentini mbetet një festë e veçantë për gjithë të dashuruarit. Historia e priftit të flijuar, që martonte fshehurazi të rinjtë, frymëzoi shumë të dashuruar për të krijuar ditën e tyre, e cila festohet  në shumë vende të botës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg