Tirana pret 7 ditë festivalin
ndërkombëtar të dokumentarit

Tirana pret 7 ditë festivalin<br />ndërkombëtar të dokumentarit
Rreth 95 filma nga 39 vende të botës do të konkurrojnë në festivalin ndërkombëtar të DocuTIFF 2017, që do të ngrejë siparin në qiell të hapur mbrëmjen e 10 majit në amfiteatrin veror tek Liqeni i Tiranës.

Agron Domi, drejtori i këtij festivali, thotë se në edicionin e tretë po u jepet një rëndësi e veçantë krijuesve të rinj, sepse dokumentari në Shqipëri prej vitesh ka pasur probleme me cilësinë. Domi shprehet me tej se festivali ka edhe karakter kombëtar, ku përfshihen 37 filmat më të mirë të brezave.

“Gara do të jetë me filmin e metrazhit të gjatë, metrazhi i mesëm dhe i shkurtër. Filmi dokumentar në Shqipëri është deficitar në raport me filmin artistik apo gjinitë e tjera të filmit. Përgjithësisht aty janë temat që mbizotërojnë, fokusi është te temat që sot janë të rëndësishme, si e luftës, e të drejtave të njeriut, të grave, të fëmijëve”, tha Domi.

Ndërsa festivali do të nis filmin "Tranzicion-Art and Politics in Albania" kushtuar Shqipërisë nga regjisori Giuseppe Schillaci, prodhim francez i këtij viti, organizatorët shprehen se festivali ka prurje cilësore.
 
Për sa u përket shfaqjeve në qiell të hapur, të cilat sipas drejtorit të Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, i paraprijnë restaurimit të Amfiteatrit te Liqeni, Bashkia ka menduar kohën më të përshtatshme për qytetarët.  

“Teatri i hapur do të jetë një infrastrukturë e re me gjithë pajisjet e mundshme “, u shpreh Gonxhe
 
DocuTIFF tashmë në edicionin e tij të 3-të në Tiranë do të fokusohet edhe te masterklaset. Festivali i filmit dokumentar do të mbahet nga data 10-17 maj në Tiranë me prezencën e kineastëve të njohur si regjisori Agostino Ferrente nga Italia apo Rada Šešic nga Kroacia, të cilët janë edhe pjesë e jurisë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar