E kthyer tashmë në një traditë, Tirana priti për të pestin vit “Triathlon”-i, aktiviteti që bashkon tre disiplinat sportive në një garë  të vetme: not, çiklizëm, vrap. 116 profesionistë dhe amatorë, shqiptarë dhe të huaj dhanë maksimumin e tyre për të garantuar një vend fitues në podium.

Në total ishin 14 çmime, 6 çmime për amatorët “sprint” të ndara 3 për gratë dhe 3 për burrat me minutazhin më të mirë edhe 6 për profesionistët “olimpic”, po të ndarë në të njëjtën mënyrë. Po ashtu 2 çmime u dhanë për kategorinë e grupit ku ishin 3 pjesëtarë për secilin sport: not, çiklizëm edhe vrap.

Vendin e parë nga profesionistët meshkuj ishte serbi, Strahinja Trakić. Ai kishte marrë pjesë 2 vitet e mëparshme por kishte dalë në vendin e dytë.

“Kjo është hera e parë që unë kam fitoren, 2 herë të kaluara kam arritur të sigurojë vendin e dytë. këtë fitore ua dedikoj familjes time që me kanë qëndruar pranë”, tha Strahinja Trakić, atlet.

Kategorinë sprint e fituan dy të rinj motër e vëlla. Thomas dhe Myral Greco, përkatësisht 16 dhe 21 vjeç me baba nga Italia edhe nënë nga Lezha, të cilët tregojnë për Report Tv emocionet e fitores edhe punën e palodhur.

“Jam shumë i lumtur që jam fitues, është me të vërtet një nder. Ishte shumë e vështirë, por gjithashtu një garë shumë e bukur. Fitoren ia dedikoj vetes”, tha Thomas Greko.

“Unë jam shume krenare të përfaqësoj Shqipërinë. Sepse jam gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane madje do doja që vitin tjetër të garoja me këtë flamuj. Këtë fitore ua dedikoj familjes, pa ata s’do isha këtu sot”, tha atletja Myral Greco.

Roland Hysi, drejtor i sportit në bashkinë e Tiranës tregon se synimi kryesor i këtij aktiviteti është se të promovohet edhe jeta e shëndetshme.

“Jemi në atmosferë të ngrohtë edhe si kohë dhe si energjike. Edicioni i 5 -të që zhvillohet tri garëshi, në not, pedalim dhe vrap. Marrin pjesë jo vetëm por edhe amatorë. Është aktivitet me shumë rëndësi për kryeqytetin. Shpresoj se po japim sinjalet e duhura për s ai përket jetesës së shëndetshme, sportit dhe gjithëpërfshirjes. Është një aktivitet që nuk iu përket vetëm personave që garojnë në gara olimpike, por një aktivitet ku bashkia Tirane e kthen sportin nëpërmjet sportit dhe if ton të gjithë që të sfidojnë veten. Ka pasur rritje të pjesëmarrjes nga viti në vit. Është pak garë specifike se kërkon përgatitje fizike pak më të fortë. Distancat olimpike sa i përket tre garëshit është 1500 metra vrap, 20 km pedalim dhe 10 km vrap. E rëndësishme është se kemi bashkëpunëtor për herë të parë, një Federatë të Tri garëshit. Kemi pjesëmarrës nga 10 shtete si Greqia, Kosova, Serbia, Kanadaja, SHBA etj.”, u shpreh Hysi.  

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv pati bllokime të disa rrugëve dhe devijim të linjave urbane.

Segmentet që u bllokuan për qarkullim:
Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)
SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:
Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit
Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)
Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:
Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”
Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
Linja 9 ➝ devijon në Qendër
Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht