Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, edhe në këto ditë të nxehta korriku gjallëron nga turistët e huaj, që kanë zgjedhur ta vizitojnë atë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku turistët lëvizin në grup.
“Mirëmëngjes
dhe me këtë parakalim turistik në Tiranën e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se turizmi ka kapur shifra rekord në 2024-ën. Në total në janar-maj numri i të huajve që erdhën në vendin tonë regjistroi shifrën mbi 3.3 milionë, apo 38.2 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sa i përket muajit qershor në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit kanë kaluar mbi 1 milion pasagjerë.
-
????????????
Përgjigju -
Tash që Shqipëria po zbrazet, edhe 300 turistë të vijnë na pushtojnë.
Përgjigju -
Po po 10 milione turiste edhe plazhet bosh. Turist me llogartni edhe mua qe vij te shoh prinderit dy here ne vit.
Përgjigju










Komente
Komento