Tirana ka marrë sot fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi ka mposhtur 1-2 në transfertë skuadrën e Kastriotit. Bardheblutë realizuan dy herë me Seferin dhe Hoxhallarin para se Devid të shkurtonte diferencat, por që gjithsesi nuk ishte e mjaftueshme që krutanët të dilnin me pikë.
Ndërkohë Teuta pas fitores me Vllazninë është ndalur në një barazim 1-1 me Bylisin. Në Ballsh durrsakët realizuan të parët me Dejvi Bregun, ndërsa vendasit barazuan po në pjesën e parë me Bejin. Për Teutën ky ishte një hap fals për faktin se këtë sezon pretendojnë për titull.
Komento