Tirana shet sulmuesin në Korenë e Jugut për vetëm 75 mijë euro

Tirana shet sulmuesin në Korenë e Jugut për vetëm 75 mijë euro

Skuadra e Tiranës

Kaina Nunes dhe Tirana duket një dashuri që s'mund të vijojë më. Sulmuesi nga Brazili ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon duke shënuar katër gola, me bardheblutë që do e shesin në merkaton e janarit.

Nëse jemi mësuar me shifra të majme në futbollin evropian, te Tirana janë të kënaqur ta lënë të lirë 26-vjeçarin për vetëm 75 mijë euro. Sipas Supersport, Tirana dhe koreano-jugorët e Chungnam Asan janë marrë vesh dhe pritet vetëm firma në kontratë.

Disi e çuditëshme që Tirana po lëshon një sulmues "pykë", duke ditur se vijon të jetë e bllokuar në merkaton hyrëse për shkak të borxheve të papaguara. Edhe pse 75 mijë euro, te Tirana mbase janë të kënaqur duke ditur se në verën e 2023 e afruan falas sulmuesin nga Vllaznia.

Kujtojmë se Tirana këtë janar largoi për 300 mijë euro Florent Hasanin, sulmuesin 26-vjeçar te Rapidi i Bukureshtit në Rumani.

Kaina Nunes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite