Pas shirave të ditëve të fundit dhe luhatjes së temperaturave, ditë të nxehta pritet të pushtojnë Tiranën dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Sot në orën 14:00 në qytetin e Tiranës pritet të regjistrohet edhe temperatura më e lartë e ditës që do jetë 33 gradë celsius.
I nxehti do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës duke arritur deri në 35 gradë. Ndërkohë që në Durrës gjatë gjithë javës deri me datë 23 qershor nuk pritet të ketë temperatura më të larta se 28 gradë celsius.
Bregdeti jugor do të jetë në linjë me temperaturën e kryeqytetit duke pasur rritje deri në 33 gradë. Është e qartë që tashmë vera ka ardhur dhe i nxehti është në terrenin e tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com