Tirana thyhet në kryeqytet, Teuta e mposht edhe me 10 lojtarë! Tifozët kryeqytetas sulmojnë autobusin e durrsakëve
Teuta ka shtangur Tiranën në javën e 23 të Superligës, duke e mposhtur 0-2 në kryeqytet. Befasi e madhe ka qenë edhe humbja e Vllaznisë, që është zhytur në krizë nga Kastrioti i vendit të fundit.
Redaksia 25 Shkurt 2023, 19:14 | Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 21:13
E shtuna ka rezervuar dy befasi të mëdha në Superligë duke filluar me Tiranën kampione në fuqi dhe njëkohësisht kryesues e këtij sezoni që është mposhtur 0-2 nga Teuta.
Në ‘Air Albania’ bardheblutë fillimisht do ndëshkoheshin në minutën e 10 nga Emiljano Vila, i cili përfitoi nga një top vakant për të zhbllokuar sfidën. Në vijim të besuarit e Shehit këmbëngulën pak, por për ‘djemtë e detit’ situata do komplikohej në pjesën e dytë kur Gruda doli me karton të kuq. Gjithsesi atëherë kur nuk pritej, 6 minuta pas këtij episodi, ishte sërish Vila i cili konkretizoi një kundërsulm, duke siguruar edhe 3 pikët për Teutën.
Pas ndeshjes, pati një incident pasi tifozët e Tiranës kanë sulmuar autobusin e durrsakëve.
Pavarësisht humbjes, pas javës së 23, Tirana mbetet kryesuese e Superligës me 3 pikë më shumë se Partizani, pasi të kuqtë të premten humbën 1-0 kundër Kukësit.
Ndërkohë situata mbetet tejet e komplikuar edhe për Vllazninë. Shkodranët që pas fitores me Tiranën nuk po arrijnë të ngrenë kokë, pasi këtë herë janë mposhtur 0-1 nga Kastrioti i vendit të fundit në shtëpi.
Në ‘Loro Boriçi’ përcaktoi goli i Mihanës në minutën e 30. Për krutanët kjo fitore ishte jetike, pasi afrohen ndjeshëm me Bylisin e vendit të parafundit.
Në dy sfidat e tjera të kësaj jave Bylis u mposht 2-3 në shtëpi nga Egnatia, ndërsa Erzeni barazoi 1-1 me Laçin në Durrës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
FOTO+VIDEO/ Tifozët e Tiranës vrapojnë për të sulmuar tifozët e Teutës, thyejnë xhamin e autobusit
Këto janë pamjet e tifozës të Tiranës që vrapojnëë për të sulmuar autobusin me tifozët e Teutës pas humbjes. Në fotografinë e siguruar nga Report Tv duket se ata kanë thyer xhamin e autobusit.
‘Teuta’ e mposhti në shtëpi, tifozët e Tiranës dëmtojnë autobusin me tifozët e ‘Djemve të Detit’
Pas fitores së Teutës në Tiranë, tifozët janë revoltuar. Rreth orës 19:30, te sheshi "Nënë Tereza", tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
futbolli dhe sportet ne pergjithesi duhet te kete fusha dhe ambiente,,, tirana ka patur shume fusha futbolli,,,rinia luante perdite,,,,sot fushat e dikurshme jane bete pallate,,,turp...fusha e aviacionit dhe ish klubi partizani u bene pallate...dikush duhet te mbaje pergjegjsi per keto krime....
Përgjigju
Dori: 26/02/2023 06:15
Tamom humsa. Ne loje edhe jashte!
Përgjigju
brni: 25/02/2023 20:59
ata nuk jane tifoze,,por jane thjeshte rrugecer,,qe policia duhet ti thyeje brinjet....
Përgjigju
Sondazhi i ditës:21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
Po
54.9%
Jo
32.5%
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
futbolli dhe sportet ne pergjithesi duhet te kete fusha dhe ambiente,,, tirana ka patur shume fusha futbolli,,,rinia luante perdite,,,,sot fushat e dikurshme jane bete pallate,,,turp...fusha e aviacionit dhe ish klubi partizani u bene pallate...dikush duhet te mbaje pergjegjsi per keto krime....
PërgjigjuTamom humsa. Ne loje edhe jashte!
Përgjigjuata nuk jane tifoze,,por jane thjeshte rrugecer,,qe policia duhet ti thyeje brinjet....
Përgjigju