Tirana tjetër duel për mbijetesë, Shkëmbi: Teuta e vështirë! Gjoka: Fusha e Korçës problem për Skënderbeun

Tirana të shtunën në orën 17:00 do të luajë kundër Teutës një duel tjetër për mbijetesën pas fitores me Skënderbeun. Bardheblutë duan të largohen sa më shpejt nga zonë e rënies, teksa përballë kanë një ekip që gjithashtu po noton në ujërat të turbullta. Aktualisht Tirana e vendit të shtatë ka vetëm 2 pikë më shumë se Teuta e vendit të 9.

“Sfidë e vështirë ndaj një skuadre shumë të vështirë që ka nevojë ashtu për pikë sikurse ne. Shpresoj që të bëjmë dhe të marrim më të mirën. Kemi punuar gjithë javës dhe shpresoj që të na shpërblehet,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Po të shtunën në orën 17:00 Skënderbeu i zhytur në fund do të synojë të shohë pak dritë në fund të tunelit, por përballë do të ketë Egnatian kampione në fuqi dhe që njëkohësisht ka nisur arratinë e këtij sezoni, duke marrë 6 fitore radhazi në Superligë në ndeshjet e fundit.

“Mendoj që vështirësia është e madhe, por ne nuk kemi çfarë të humbim. Më shumë se kaq ne nuk kemi ku shkojmë më, por ne duhet të bëjmë tonën. Unë kam shumë besim, se nëse bëjmë tonën, ne dalim me sukses. Problem kemi që të thyejmë edhe atë të fushës tonë. Të gjithë skuadrat në fushën e tyre japin dhe marrim maksimumin ne në fushën tonë kemi një rëndesë të madhe. Nuk e kuptoj përse ndodh kjo,”-tha Ernest Gjoka, trajner i Skënderbeut.

Skënderbeu i vendit të 10 ka 20 pikë pas 24 javësh, 4 pikë më pak se Teuta e vendit të 9.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar