Tirana ka mundur të gjejë akordin me Elton Cale dhe Agustin Torassa, duke paguar borxhin ndaj dy ish-futbollistëve dhe zhbllokuar kësisoj merkaton. Kampionët në fuqi të Superligës së futbollit prej disa javësh nuk mund të regjistronin lojtarë të rinj, kjo për shkak se FIFA i vendosi bllokim të merkatos për shkak të borxheve të papaguara.
Tanimë Tirana do mund të regjistrojë emrat e Regi Lushkjas dhe Kristal Abazaj në FSHF dhe FIFA, sipas Oversport, me trajnerin Shehi që do ketë nesër në 19:00 dyshen të gatshëm në transfertë kundër Erzenit.
Largimi i Xhixhës apo edhe Limajt ka lënë boshllëqe te Tirana, teksa për nesër edhe Deliu është mungesë e sigurt për shkak të kartonave. Me zhbllokimin e merkatos, Shehi do ketë në mesin e fushës Lushkjan, Aleksin dhe Hilën.