Tirana zyrtare përshëndet zgjedhjet
në Kosovë: Hap i rëndësishëm para

Tirana zyrtare përshëndet zgjedhjet<br />në Kosovë: Hap i rëndësishëm para
TIRANE - Tirana zyrtare ka përshëndetur mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakoshme parlamentare në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson faktin se për herë të parë i gjithë populli i Kosovës mori pjesë në votime dhe se “karakteri gjithëpërfshirës i këtyre zgjedhjeve ishte i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e të ardhmen e vendit, dhe vendimtar për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”.

Në deklaratën e ministrisë së Jashtmë thekoshet se ky është një hap i rëndësishëm dhe një garanci në përballimin e sfidave që e presin në përmbushjen e aspiratave strategjike, për ecurinë e Kosovës dhe të rajonit tonë drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Tirana zyrtare beson se edhe procesi i administrimit të zgjedhjeve do të përmbyllet me sukses.

Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet organizimin, zhvillimin dhe administrimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

MPJ përgëzon faktin se për herë të parë i gjithë populli i Kosovës mori pjesë në votime dhe se karakteri gjithëpërfshirës i këtyre zgjedhjeve ishte i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e të ardhmen e vendit, dhe vendimtar për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. 

MPJ vlerëson pjekurinë e dëshmuar në këtë proces zgjedhor nga qytetarët dhe elita politike e Kosovës dhe shpreh besimin se edhe procesi i administrimit të zgjedhjeve do të përmbyllet me sukses. 

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se ky hap i rëndësishëm e shton suksesin e shënuar prej Kosovës dhe përbën një garanci në përballimin e sfidave që e presin në përmbushjen e aspiratave strategjike, për ecurinë e Kosovës dhe të rajonit tonë drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe stabilitetit të qëndrueshëm.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar