Tirana-Teuta është finalja e madhe e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që do të luhet më 2 gusht. Teuta fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Kukësit në Durrës dhe i eliminoi verilindorët pasi ndeshja e parë gjysmëfinale kishte përfunduar pa gola.
Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë në një duel emocionues. Kukësi mori epërsinë me Rrocën por djemtë e detit përmbysën shifrat me Kapllanin dhe Hoxhën. Teuta arrin finalen e madhe ndërsa Kukësi eliminohet. Më herët Tirana siguroi biletën për në finale pasi mposhti 2-0 Bylisin. /Përgatiti Andi Kapxhiu
Komento