Një 3-pikësh që sjell shpresë të madhe për mbijetesë te Tirana. Bardheblutë e kryeqytetin e mundën me rezultatin 3-0 Vorën, një rezultat që mund të vendosë fatet e edicionit në fund. 

Alvarez në minutën e 13-të dhe dy golat e Xhixhës në pjesë të dytë, minutat 66 dhe 81, i dhanë fitoren kryeqytetasve. 

Tre gola për tre pikë që e çojnë Tiranën me barazim pikësh me Vorën, nga 27 në vend të tetë dhe nëntë. Tre pikë më shumë ka Bylisi. Në shtatë sfidat e mbetura do të jenë këto tre ekipe që do të luftojnë në fund për një vend në Superligë. 

Flamurtari i vendit të fundit mund t’i rikthehet shpresave për shpëtim vetëm nëse fiton sfidën e radhës ndaj Tiranës.