Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve

Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve

Foto ilustruese

Tiranë-Një nxënëse 10 vjeçare është larguar sot nga një shkollë në Fresk pa dijeninë e askujt. 

Pas marrjes së njoftimit rreth orës 14:50 uniformat blu nisën kërkimet dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth shkollës e më tej, arritën të lokalizonin vendodhjen e të miturës.

Fatmirësisht vajza kishte shkuar në shtëpinë e gjyshërve në zonën e Laprakës.

"Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.

Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës", njoftoi sot policia.

E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vojsava: 03/10/2024 18:54

    Në këtë moshë që është fëmija , mësuesja nuk mund t'a lejojë të dal nga dera e shkollës pa ardhur një i rritur ( prind, kujdesta etj). Është akoma në fillore. Më pas gjyshërit ti telefonin prindërve. Se kuptoj...

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2024 02:27

    Po gjysherit pse nuk i telefonuan shkolles e prinderve qe t'i lajmeronin qe femija ishte me ta?! Po shkolla perse i paguan rojet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic