Tiranë/ 100-vjetori i Legalitetit dhe kthimit të Zogut në pushtet, princ Leka: Nga fundi i '30 Noli ndryshoi mendim! Përplasja mes tyre ka qenë brenda një familje politike

Tiranë/ 100-vjetori i Legalitetit dhe kthimit të Zogut në pushtet, princ Leka: Nga fundi i '30 Noli ndryshoi mendim! Përplasja mes tyre ka qenë brenda një familje politike

Princ Leka Zogu

TIRANË - Partia e Legalitetit dhe Pallati Mbretëror kujtuan sot 100-vjetorin e rikthimit në pushtet të ish-mbretit Ahmet Zogu në dhjetor 1924. Në aktivitetin e zhvilluar mbajti fjalën e tij edhe pasardhësi i familjes mbretërore princ Leka.

Ai theksoi se rikthimi i qeverisë së Zogut dhe vendosja e republikës presidenciale shënon kthimin e legalitetit në vend dhe kushtetueshmërisë.

'Sot kemi nderin të përkujtojmë 100 vjetorin e triumfin e Legalitetit. Ky akt i lavdishëm shënoi kthimin e qeverisë Vrioni. Ishte thjeshtë një akt jo vetëm politik por një hap drejt Shqipërisë moderne bazuar mbi rendin. Shqipëria e Zogut forcoi rolin në arenën ndërkombëtare dhe ndërtoi themelet e shtetit që sot vlerësojmë. Në këtë përvjetor duhet të kujtojmë se uniteti dhe fuqizimi i institucionet janë themelore për të ardhmen tonë. Në një moment të rëndësishëm ishte bashkëpunimi me Nolin. Fillimisht  kishte lidhje me Partisë Popullore të Zogut dhe më pas u bë kundërshtari.'

Më tej princ Leka preku dhe marrëdhënien e Zogut me kundërshtarin e tij politik Fan Noli. Sipas tij, ky ishte një konflikt brenda një partie politike, pasi të dy fillimisht ishin pjesë e Partisë Popullore, por më pas shton ai Noli ndryshoi mendim nga mbretit Zog në fund të viteve ’30.

'Në një moment të rëndësishëm ishte bashkëpunimi që erdhi me Fan Nolin. Në fund të ‘30 ndryshoi qëndrim. Ishte në këtë moment që Noli ka qenë ministër i Jashtëm i Xhafer Ypit, ka qenë Luigj Gurakuqi ministër drejtësie dhe ministër Brendshëm Ahmet Zogu. Ka pasur një përplasje në një familje politike. Uniteti dhe interesi kombëtar duhet të qëndrojnë mbi çdo ndarje politike.'

Së fundmi princi bën thirrje për kapërcimin e konflikteve politike kur bëhet fjalë për interesin dhe unitetin kombëtar.

'Kjo është dita për të respektuar të kaluarën dhe për të avancuar vlerat e legalitetit. Le të qëndrojmë për një Shqipëri ku uniteti dhe integrimi të jenë prioritet ku fëmijët tanë e meritojnë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 14/12/2024 20:11

    po cmereni me keto coftina. Pak se ju dhane gjera qe nuk ju takonin tashti degjojme dhe zhurmen e mizave si puna e ketij ....

    Përgjigju
  • Coli: 14/12/2024 19:55

    Jemi qe jemi pse nuk e shpallim Salen Mbret apo Perandor sic beri gjyshi he qe nga hici e shpalli veten Mbret. Mbase na del me mire. E mbajtem qe e mbajtem Salen 34 vjet ta mbajme edhe 20 deri sa te behet 100 edhe Sala.

    Përgjigju
  • PATRIOTI: 14/12/2024 18:46

    Kush bënë historin e satrapit zog,nipi????Legalistë akoma nuk u ngopët me turlin,historia do t'iu rridënoj sa herë që të kërkoni të dilni në skenën politike.Ju jeni shtojcë(BISHTË)i P.D.Sh.Më thoni qoftë dhe Një betejë të fituar??.??.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)

Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)