TIRANE- Rreth 150 studentë holandezë pedaluan sot në rrugët e kryeqytetit për të promovuar turizmin e biçikletave në Tiranë. Gjatë aktivitetit, të rinjtë studentë në Universitetin prestigjioz holandez, përçuan entuziazëm dhe një stil krejt të veçantë të promovimit të biçikletës, nëpërmjet rregullave, sinjaleve dhe korrektësisë së pedalimit, siç dinë të bëjnë themeluesit e parë të lëvizjeve të biçikletave në Europë.
Që prej fillimit të saj Organizata “Ecovolis” ka punuar palodhur për të rikthyer biçikletën në qytet, si një formë e shëndetshme dhe ekologjike e jetesës, duke e promovuar atë nëpërmjet aktiviteteve të ngjashme, të shumta në numër.
Nga ky bashkim konstruktiv për të dyja palët, njëri nga studentët holandezë shprehu një përshtypje interesante: “Një mjet, që në vendin nga ku vij unë është parësor, duket se nuk e ka të lehtë në vende të tjera si Shqipëria. Nga ky aktivitet do të ruaj kujtimin e një dite plot energji për të përhapur një frymë, e cila në Holandë merret si e mirëqenë”.
Nga ana tjetër, drejtuesi i nismës “Ecovolis”, Ened Mato, shprehu vendosmërinë e kësaj nisme për të vazhduar rrugëtimin drejt shembullit holandez.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shembulli holandez i pedalimit të biçikletës