TIRANE-  Një i ri i moshës 18- vjeçare është mbytur sot në mesditë teksa po lahej në pishinat e Akuadromit në Tiranë. 

Dyshohet se 18 vjeçari ka pësuar infarkt teksa hidhej nga trampolini. Policia konfirmon mbytjen e adoleshentit por nuk dihet identiteti.

Aktualisht policia po punon për të zbardhur detajet dhe aktiviteti në Akuadrom është pezulluar.

(sg/shqiptarja.com)