Tiranë, 180 të rinj nga e gjithë bota
organizojnë takimin e formatit të OKB

Tiranë, 180 të rinj nga e gjithë bota<br />organizojnë takimin e formatit të OKB
Në datat 28 Prill – 1 Maj 2016 në Tiranë, do të zhvillohet për herë të parë pas 66 Vitesh prej themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Konferenca e Parë Ndërkombëtarë e Modelit të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, në ambientet e Hotel Tirana.
 
Më shumë se 180 të rinj dhe të reja, si dhe studentë nga më shumë se 35 vende të botës, do të prezantohen në Tirane si delegatë dhe ambasadorë të shteteve të ndryshme, duke diskutuar për 4 ditë temat më të rëndësishme të axhendës së OKB sot për sot.
 
Krahas 180 pjesëmarrësve të rinj, Konferencës do t'i bashkohen edhe 50 vëzhgues nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OSBE dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, si edhe me prezencën e qeveritarëve shqiptarë në ceremonitë hapëse e mbyllëse.

180 Delegatet do të ndahen në 8 Komitete si: Çarmatimi dhe Siguria Ndërkombëtare, Komiteti Social, Kulturor dhe Humanitar, Këshilli i Sigurimit, Programi Mjedisor i OKB, NATO, Këshilli Ekonomik dhe Social, Agjencia Ndërkombëtare e Atomit dhe Energjisë, si edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ku 15 studentë në rolin e gjykatësve do të gjykojnë çështjen e Shqipërisë dhe Britanisë për Kanalin e Korfuzit, incident i cili daton në vitin 1945.
 
Ndërsa 8 Komitete do të moderohen nga moderatorë ndërkombëtarë të certifikuar nga shtete si Italia, India, Pakistani, Serbia, Rusia, Meksika, Turqia, Hungaria dhe Shqipëria.
Gjatë 4 ditëve, programi do të mbulohet me workshope dhe aktivitete sociale.
 
"Modeli i Kombeve te Bashkuara, është një platforme dhe një mundësi që të vjen rrallë në jetë, e implementuar në më shumë se 120 vende të botës prandaj unë jam shumë e lumtur të bashkëpunoj dhe jam pjesë e një stafi organizativ shumë të përgatitur. "Tirana Model United Nation" është një mundësi e shkëlqyer për gjithë ato studentë që aspirojnë të kenë një karrierë të suksesshme në diplomaci e në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo platformë fton 180 delegatë ndërkombëtarë që debatojnë mbi çështjet më të rëndësishme botërore duke përmirësuar aftësitë e të folurit në publik dhe të menduarit kritik” – u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e Konferencës, Emila Hoxha. E cila shton gjithashtu se "për të interesuarit e Konferencës dhe për informacione shtesë, mund të klikojnë në faqen e internetit www.tiranamun.org". 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Lufta Ukrainë - Rusi, Orban: Përgatitjet e NATO-s për ndërhyrje të drejtpërdrejtë janë vetëvrasje

Lufta Ukrainë - Rusi, Orban: Përgatitjet e NATO-s për ndërhyrje të drejtpërdrejtë janë vetëvrasje