TIRANE- Dy aksidente të ndryshme automobilistike janë shënuar brenda pak minutash në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në orën 15: 30 minuta një makinë BMV Seria 3 me targa A 366 DD, ka hipur në trotuar dhe ka plagosur dy kalimtarë, Vjollca dhe Musa Stafa, 52 dhe 57 vjec, burre e grua, janë dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia ka ndaluar Erdi Hasanaj, drejtuesin e mjetit. Nga të dhënat e para mësohet se manovra e gabuar e shoferit ka bërë që makina të hipë në trotuar. Për momentin mësohet se dy bashkëshortët janë transportuar në Spital Ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Aksidenti i dytë është shënuar pranë kryqëzimit të Vasil Shantos. Dy makina, njëra me targa A124DI ku udhëtonon 4 persona është përplasur me një makinë tjetër me targa TR 4545N. Kjo e fundit më pas ka përplasur dhe një makinë të tretë, që ndodhej e parkuar në trotuar. Policia bën të ditur se shkak I aksidentit mund të jetë shpejtësia me të cilin udhëtoni drejtuesit e automjetit, ndërkohë nga aksidenti ka të plagosur lehtë.
(sg/shqiptarja.com)