TIRANE- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se kanë plagosur dy vëllezër në Farkë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, më 13 qershor, ku Roland dhe Besnik Karaxha, kanë goditur me mjete të forta dy vëllezërit Mija nga Farka.
 
Njëri nga vëllezërit i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
 
Sipas policisë Roland Karaxha, 23 vjeç, dhe Besnik Karaxha, 43 vjeç, të dy lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, kanë ushtruar dhunë duke i shkaktuar dëmtime të rënda për shëndetin dy vëllezërive, Haxhi Mija, 18 vjeç, dhe Mendim Mija, 32 vjec, edhe këta lindur në Dibër dhe banues në Farkë e Vogël, në Tiranë.
 
Ndërkaq, policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)