Tiranë, 2 persona të pamaskuar
grabisin një supermarket 

Tiranë, 2 persona të pamaskuar<br />grabisin një supermarket 
TIRANE- Një supermarket është grabitur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Ali Demi”.
 
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 2 persona të pa maskuar, kanë hyrë brenda mjediseve të supermarketit dhe i janë drejtuar shitësit duke i kërkuar të gjitha paratë që kishte në arkë, duke marrë 200 mijë lekë të reja.
 
Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë pas njoftimit për grabitjen dhe po heton për zbardhjen e identitetit të autorëve.
 
Mësohet paraprakisht se nuk ka pasur të lënduar.


marketi i grabitur ali demi me logo
(Në foto:Supermarketi i grabitur mbrëmjen e sotme(13.02.2014) tek 'Ali Demi',foto,A.Çakshiri/Shqiptarja.com)

marketi i grabitur ali demi me logo
(Në foto:Supermarketi i grabitur mbrëmjen e sotme(13.02.2014) tek 'Ali Demi',foto,A.Çakshiri/Shqiptarja.com)

Redaksia Online
(m.s/e.s/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim

Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim