Tiranë, 24-vjeçari vdes në aksident, policia fsheh ngjarjen e tre ditëve më parë

Tiranë, 24-vjeçari vdes në aksident, policia fsheh ngjarjen e tre ditëve më parë

Majtas viktima Taulant Sallaku, djathtas i plagosuri Erald Abdia

TIRANE-Një aksident i mori një të riu tre ditë më parë dhe shoku i tij mbeti i plagosur, ndërsa policia fshehu ngjarjen.

Viktimë e aksidentit që ndodhi në datë 6 korrik, pra ditën e shtunë është Taulant Sallaku 23-vjeç, ndërsa shoku i tij, Erald Abdia 24-vjeç është në gjendje kome. Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë komunikatë për aksidentin ku humbi jetën 23-vjeçari.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor pasditen e së shtunës rreth orës 17:00, kur janë përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Baldushk. Përplasja ishte fatale për Sallakun, ndërsa Erald Abdia ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Viktima Taulant Sallaku

Foto nga vendi i ngjarjes

I plagosuri nga aksident Erald Abdia

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 10/07/2019 09:09

    Ky lajmi luaj me duket si lajm nga Sali Berisha qe e denoncon qitekari digjital. Pse duhet cdo lajm i till te dali neper gazeta se vetem krijon tmerr ne popull. Policia ka ber shum mir per mendimin qe nuk e perhap ket lloj paniku, ajo eshte nje fatkeqsi per te rinjt dhe familjet e tyre por ska pse ta mari vesh gjith Shqipria e pastaj te dalin neper studio lloj lloj katunari duke ber analiza per gjendjen e mjerushme qe e ka shenderruar shteti vendin se pati nje aksident. Ngushllimet me te sinqerta familjarve dhe u prejt ne paqe cuni ri e te shkuara sa me te shpejt tjetrit ne spital. Ju si gazetar dilni meruni me nai lajm tjeter nqs ndieni te pa pune.

    Përgjigju
  • Festi: 10/07/2019 08:33

    Eshte linja Bardh Ibraliut,qe punon si shef ne policine rrugore,eshte munduar ta fsheshe ngjarjen.

    Përgjigju
  • Xll: 09/07/2019 19:18

    Çfar ka ketu per te fshehur çdo gje ka ndodhur rruges dhe kane pare shume persona ju i doni lajmet ne studio dhe ne teren nuk merrni vesh se çfar ndodh gazetari duhet ta ndjeke lajmin vete, nuk e kuptoj titujt qe vene keta gazetare qe flasin ne tym dhe nuk i hyn gjemb ne kembe

    Përgjigju
  • asl: 09/07/2019 17:29

    Nuk e kuptoj qe thoni policia ka fshehur ngjarjen,pse duhet qe ta fshehe apo duhet te lajmeroj gazetaret per cdo ngjarje qe ju te kini sa me shume pune.Ka shtete europiane qe ndodhin shume gjera dhe nuk mesohen te gjitha sidomos lajmet qe hapin panik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut