TIRANE - Mimoza Bardhi 25 vjeç, nënë e dy fëmijëve që jeton në kushte çnjerëzore. Prej një viti Momoza me të dy fëmijët e sajë është trasferuar në këtë banesë ku më parë mbizotëronin plehrat.Mimoza me të dy fëmijët e saj të mitur, 2 muajsh dhe 2 vjeç është harruar nga të gjithë, në këtë banesë ku nuk ka as energji elektrike e as ujë.
Jashtë dhomës ku jeton vazhdon të mbizotërojë mali me plehra ku rrezikon shëndetin e këtyre dy të miturve nga infeksionet por edhe nga minjtë që kanë zaptuar vendin.
Nëna e dy fëmijëve është e gatshme që të punojë cdo lloj pune të ndershme që mund t'i ofrohet si dhe bën apel për ndihmë, jo vetëm për veten por edhe për të shpëtuar këto dy fëmijë të pafajshëm.
A1 Report largohet nga banesa e Mimozës me shpresën se dikush do të vendos dorën në zemër të ta ndihmuar atë dhe dy fëmijët e saj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO