Tiranë, 277 gr kokainë në lloto
kapen 4 shpërndarësit/VIDEO

Tiranë, 277 gr kokainë në lloto<br />kapen 4 shpërndarësit/VIDEO<br /><br>
TIRANE - 277 gr kokainë janë sekuestuar nga Policia e Tiranës në zonën e ish-Bllokut. Policia e kryeqytetit ka kryer kontroll të befasishëm në një lloto sportive në këtë ku ka vënë në pranga 4 persona. Azis Meta, përparim Kalbaj, Aleks Kanacci dhe 23-vjecarja Eri Brami janë arrestuar gjatë operacionit “Decline”. Mes të arrestuarve është edhe një femër, 23-vjeçarja Eri Brami, që sipas Policisë kishte rol në shpërndarjen e kokainës në ish-Bllok. Mësohet se ajo kishte rol kyç në shpërndarjen e lëndës narkotike.

Siç mund të dallohet nga video e Policisë, forcat “Shqiponja” arrestojnë 4 personat, të cilët ishin në një lloto sportive duke parë ndeshje. Llotoja sportive ndodhej në rrugën "Nikolla Jorga" dhe sipas Policisë, të arrestuarit shisnin kokainë në sasi të vogla, tek persona të ndryshëm në zonën e ish Bllokut. Të arrestuarit shpërndanin kokainën në lokalet e zonës së ish-bllokut në kryeqytet. Katër të arrestuarit Policia i akuzon për “shitje dhe prodhimtë narkotikëve në bashkëpunim”. 

Të arrestuarit: 

Azis Meta, 35-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për “Trafik armësh dhe lëndë narkotike". 

Eri Brami, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Aleks Kanaci, 35 vjeç, banues në Berat.

Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

kokaina tirane
Kokaina e sekuestruar nga policia

Njoftimi i policisë: 
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar ”Decline”. Sekuestrohen 276.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar "Kokainë". Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Decline”.

 

 

 

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

 

 

Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për “Trafik armësh dhe lëndë narkotike". 

Përparim Kalbaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Aleks Kanaçi, 35 vjeç, banues në Berat.

E.B, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën "Nikolla Jorga", në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Kokainë” në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e "Bllokut".

Shtetasit e lartpërmendur lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 276.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë".

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

2 automjete 

7 telefona celularë

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe E. B.

kokaina tirane
(Momenti i arrestimit të katër shpërndarësve të kokainës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor