TIRANË- Një 39-vjeçare është arrestuar pasi ka goditur policin dhe punonjësin e sigurisë në Spitalin e Traumës. 39-vjeçarja Henxa Deliu kishte kërkuar të futej në ambientet e brendshme të spitalit, pasi djali i saj po merrte mjekim.
Por, roja nuk e ka lejuar dhe 39-vjeçarja e ka goditur. Më pas, roja ka lajmëruar policët që ta largojnë, por gruaja ka kafshuar një prej policëve në shpatull dhe e ka goditur.
39-vjeçarja është arrestuar për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës".
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen Henxa Deliu, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia.
-
Pse nuk lejohet nena te shohi femijen kur neper spitalet tona vlojne vizitat si per dasem?
Përgjigju -
Gruaja nuk i ka dhene lek as rojes as policit prandaj jan sjell ashtu me te,po nuk dhe pare nuk ta hap rrugën njeri
Përgjigju -
Kjo që ka kafshuar policin njeri është apo qen se emër qeni paska.
Përgjigju -
Shum gabim gruaja qe ka ber ket veprim ajo nuk duhet te merret fare me shtresen me te ulet te shoqerise shqiptare doktorret dhe policat.
Përgjigju-
Shumica nga Doktorat dhe policat ndihmojnw dhe shpetojne jete. Ti Rewq rrezik edhe 8 vjecaren e ke marre me mik. Llumi ze ne goje doktoret...!
-











Komente
Komento